
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i njohur për qëndrimet e tij radikale ka bërë thirrje që forcat izraelite të vrasin çdo natë 30–40 persona në Gaza.
Gjatë një podcasti me Rom Braslavskin, një ish-i burgosur izraelit i mbajtur në Gaza, Ben Gvir tha se palestinezët nuk e meritojnë të jetojnë.
“Ka njerëz atje që nuk e meritojnë të jetojnë. Ata nuk duhet të jetojnë. Ata nuk janë as njerëz”, tha Ben-Gvir.
Deklaratat janë pjesë e një historie të gjatë qëndrimesh ekstremiste nga Ben-Gvir, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ka në varësi policinë dhe shërbimet e burgjeve në Izrael.
Ndërsa Izraeli i afrohet zgjedhjeve të 27 tetorit, ministri i ekstremit të djathtë ka fituar më shumë ndikim politik.
Gjatë bisedës me Braslavskin, Ben-Gvir tha se nuk ishte dakord me vendimin e Netanyahut për të kufizuar sulmet ushtarake në Gaza. Versus.al

