BOTA /

Përplasje brenda LDK-së/ Gjashtë deputetë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut, rrezikohet zgjidhja e ngërçit politik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar se gjashtë deputetë kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Sejdiun.

Shkruar nga Versus
Përplasje brenda LDK-së/ Gjashtë deputetë kundër
Bekim Sejdiu

Një përçarje e re brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të vështirësojë edhe më shumë përpjekjet për tejkalimin e krizës institucionale në vend.

Kryesia e LDK-së ka mbështetur unanimisht kandidaturën e Bekim Sejdiut, duke e propozuar atë si kandidat për të çuar përpara procesin politik. Por vendimi i Kryesisë nuk është pritur në të njëjtën mënyrë nga i gjithë Grupi Parlamentar.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar se gjashtë deputetë kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Sejdiun.

Në mesin e emrave të bërë publikë janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri. Emri i deputetit të gjashtë nuk është bërë i ditur.

Abdixhiku tha se në Kryesi kandidatura e Sejdiut ishte miratuar pa asnjë votë kundër, ndërsa më pas deputetëve të LDK-së u ishte kërkuar që ta mbështesnin atë edhe në Kuvend.

Kreu i LDK-së e cilësoi kundërshtimin e deputetëve si një zhvillim që dëmton procesin dhe që mund të pengojë një mundësi për daljen nga ngërçi politik.

Për momentin, përplasja mes vendimit të Kryesisë dhe qëndrimit të një pjese të Grupit Parlamentar e ka futur sërish situatën në një fazë pasigurie.

Votat e deputetëve kundërshtues mund të jenë vendimtare për fatin e kandidaturës së Sejdiut dhe për hapat e mëtejshëm drejt zgjidhjes së krizës institucionale në Kosovë./Versus.al

Poll