BOTA /

Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari grek Giorgos Mazonakis

Shkruar nga Versus

Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare

Këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, pasi pësoi një arrest kardiak.

Sipas raportimeve nga mediat greke, thirrja për urgjencën u bë nga një klinikë private në zonën e Kolonakit, ku këngëtari kishte shkuar për t’iu nënshtruar një trajtimi të planifikuar me plazmaferezë.

Menjëherë pas vendosjes së kateterit intravenoz, Mazonakis pësoi një krizë dhe më pas arrest kardiak. Një ekip i urgjencës mbërriti në klinikë dhe nisi menjëherë procedurat e reanimimit kardiopulmonar (CPR).

Pak minuta më vonë, këngëtari u transportua me ambulancë drejt Spitalit “Elpis”, si një nga spitalet më të afërta në gatishmëri.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, reanimimi nuk rezultoi i suksesshëm. Mjekët vijuan procedurat e CPR edhe në urgjencën e spitalit, por më pas 54-vjeçari u shpall i vdekur.

Giorgos Mazonakis ishte një nga këngëtarët më të njohur të brezit të tij dhe kishte nisur karrierën muzikore që në moshë të re.

I lindur në mars të vitit 1972 në Nisë, ai u shfaq në skenën muzikore greke që në vitin 1992, kur ishte vetëm 20 vjeç.

Gjatë karrierës së tij, Mazonakis u shndërrua në një prej emrave më të njohur të muzikës popullore greke, duke lënë pas një repertor të gjerë dhe një karrierë disa dekada të gjatë.

Poll