
Një situatë e rëndë humanitare është krijuar pas rrëshqitjes masive të dheut në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, ku më shumë se 1,300 persona rezultojnë të zhdukur në të dyja anët e kufirit.
Autoritetet kineze kanë njoftuar se 558 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur në territorin e Tibetit. Prej tyre, 260 janë shtetas të huaj, sipas CCTV, që citon zyrtarë lokalë.
Në anën tjetër të kufirit, autoritetet nepaleze raportojnë 468 persona të zhdukur, ndërsa 393 prej tyre janë shtetas të huaj. Shifrat përfshijnë turistë dhe udhëtarë që ndodheshin në zonën e prekur.
Të dhënat paraprake tregojnë për përmasat e mëdha të katastrofës, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për personat e zhdukur.
Autoritetet në të dyja vendet po punojnë për identifikimin e personave të prekur dhe për vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitja e dheut./Versus.al

