
Një person ka mbetur i vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një incidenti me armë zjarri në jug të Çikagos, në Shtetet e Bashkuara.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Washington Park, në South Cottage Grove Avenue, ku efektivët e policisë po ndërhynin për të shpërndarë një grumbull të madh njerëzish. Në këto rrethana janë dëgjuar të shtënat.
Sipas autoriteteve, të paktën 10 persona janë qëlluar me armë zjarri. Viktima është një 35-vjeçar, i cili u qëllua disa herë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
Gjashtë prej të plagosurve janë transportuar me urgjencë në spitalet e zonës dhe raportohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Deri tani, nuk është bërë i mundur arrestimi i personave të dyshuar për të shtënat./Versus.al

