BOTA /

Shtetasi iranian ndalohet në aeroportin e Prishtinës dhe kërkon azil: Ndihem i pasigurt në vendin tim

Ende nuk dihet nga kishte udhëtuar iraniani për të mbërritur në Kosovë.

Shkruar nga Versus

Shtetasi iranian ndalohet në aeroportin e Prishtinës dhe kërkon

Një shtetas iranian ka kërkuar azil në Kosovë pasi u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku gjatë kontrollit kishte paraqitur një pasaportë belge e cila nuk i përkiste atij.

I pyetur nga autoritetet, shtetasi iranian ka pranuar se pasaporta nuk ishte e tij dhe ka deklaruar se nuk kishte me vete dokumente personale. Ai pretendon se ndihej i kërcënuar në Iran.

Drejtori i Qendrës për Azilin, Fitim Zariqi pohoi për Radion Europa e Lirë se “kërkesa për azil është paraqitur tashmë dhe do të shqyrtohet nga Ministria e Punëve të Brendshme”.

Sipas tij, procedura e shqyrtimit mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, me mundësi zgjatjeje edhe për tre muaj të tjerë. Ende nuk dihet nga cili shtet kishte udhëtuar shtetasi iranian drejt Kosovës.

 

 

 

Tags:

irani kosove

Poll