BOTA /

"Të gjithë për Norvegjinë", pas vdekjes së Mbretit Harald, Haakon betohet në Parlament

Në ceremoninë zyrtare, në prani të Princeshës së Kurorës Ingrid Alexandra, Haakon konfirmoi angazhimin e tij ndaj Kushtetutës dhe detyrave që i ngarkohen si monark i Norvegjisë.

Shkruar nga Versus

"Të gjithë për Norvegjinë", pas vdekjes së

Mbreti i ri i Norvegjisë, Haakon, ka bërë betimin e besnikërisë ndaj Kushtetutës në Parlament, duke formalizuar nisjen e mbretërimit të tij pas ndarjes nga jeta të babait, Mbretit Harald.

Në ceremoninë zyrtare, në prani të Princeshës së Kurorës Ingrid Alexandra, Haakon konfirmoi angazhimin e tij ndaj Kushtetutës dhe detyrave që i ngarkohen si monark i Norvegjisë.

Gjatë fjalës së tij, Haakon njoftoi gjithashtu se do të vijojë të mbajë si moto të mbretërimit të tij shprehjen e përdorur edhe nga babai i tij: “Të gjithë për Norvegjinë”.

Betimi në Parlament është një nga ceremonitë kryesore që shoqërojnë fillimin e një mbretërimi të ri në Norvegji. Ai shënon angazhimin formal të monarkut për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën dhe për të përmbushur detyrat e tij ndaj vendit.

Me këtë ceremoni, Haakon nis zyrtarisht një kapitull të ri në historinë e monarkisë norvegjeze, pas përfundimit të mbretërimit të Haraldit./Versus.al

Poll