BOTA /

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 5 të plagosur në Universitetin e Virxhinias

Sipas policisë universitare, një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa katër të tjerë kanë marrë dëmtime të lehta.

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë zjarri në SHBA,  5 të plagosur

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Virginia State University, në Shtetet e Bashkuara.

Sipas policisë universitare, një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa katër të tjerë kanë marrë dëmtime të lehta.

Pas raportimit për të shtënat, autoritetet kanë ndërhyrë në kampus dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk ka të dhëna të plota mbi autorin apo motivin e sulmit. Policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë, ndërsa vijon mbledhja e provave dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve.

Ngjarja ka shkaktuar alarm në universitet, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për garantimin e sigurisë së studentëve dhe stafit.

Poll