
Një atentat i rëndë ka ndodhur në Izrael, ku Yanis Yusayev, i konsideruar nga burime të policisë si drejtues i grupit të krimit të organizuar të njohur si “mafia kaukaziane”, është ekzekutuar në mes të ditës në Cezare.
Sic shkruan Prothotema, ngjarja ndodhi të dielën jashtë një pike karburanti. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e atentatit, ku Yusayev shihet duke dalë nga një restorant së bashku me dy persona të tjerë.
Në pamje, autori i dyshuar, i veshur me një bluzë me kapuç dhe kapele bejsbolli, i afrohet nga pas viktimës dhe e qëllon në kokë nga një distancë shumë e afërt. Më pas, ai largohet nga vendi i ngjarjes.
Yusayev u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Pas atentatit, policia rrethoi zonën dhe nisi mbledhjen e provave. Në kërkim të autorit u angazhua edhe një helikopter, por deri tani nuk ka një të dyshuar të identifikuar.
Hetuesit po shqyrtojnë të kaluarën e Yusayev dhe lidhjet e tij me botën e krimit, duke hetuar mundësinë që ekzekutimi të jetë pjesë e një konflikti mes grupeve rivale.
Sipas burimeve të cituara nga mediat izraelite, Yusayev kishte krijuar ndër vite kontakte me persona të njohur të krimit të organizuar në zonat Hadera dhe Or Akiva.
Mes tyre përmenden Patrick Krasnopolsky, i cilësuar si bashkëpunëtor i afërt i tij, dhe Oser Smilov. Yusayev dhe Krasnopolsky ishin arrestuar në qershor 2025 për dyshime lidhur me sulme me armë dhe granata ndaj bizneseve në Or Akiva, por më pas ishin liruar pa akuza.
Policia po heton gjithashtu lidhjet e mundshme të Yusayev me Eli dhe Matan Arbiv, të cilët dyshohet se kanë pasur ndikim në aktivitetet e krimit të organizuar në zonën e Haderës.
Autoritetet izraelite po përpiqen të përcaktojnë nëse atentati lidhet me rivalitete mes grupeve kriminale, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motivit.
Yanis Yushayev, reported head of the Kafkazi (Caucasian) organized crime group in Israel, was assassinated in broad daylight at a Caesarea gas station.
— Louis Montoya (@montoyalouis1) August 24, 2026
Security cameras caught the entire hit.
According to initial reports, the gunman carried out the killing while wearing an…

