BOTA /

VIDEO/ Masakër në Montana, burri vret tetë të afërm gjatë darkës, mes tyre katër fëmijë

Një familjar ka treguar se autori ishte detyruar nga prindërit e tij të largohej nga shtëpia disa javë përpara ngjarjes. Ende nuk dihet nëse kjo përbën një nga shkaqet që çuan në sulmin fatal.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Masakër në Montana, burri vret tetë të afërm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Billings, në Montana të Shteteve të Bashkuara, ku një burrë dyshohet se ka vrarë tetë të afërm të tij, mes tyre katër fëmijë.

Sipas një anëtari të familjes, i cili foli për Associated Press, viktimat ishin mbledhur për një darkë familjare të dielën në një banesë në Billings, kur ndodhi sulmi.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, ndërsa autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivin e vrasjeve.

Një familjar ka treguar se autori ishte detyruar nga prindërit e tij të largohej nga shtëpia disa javë përpara ngjarjes. Ende nuk dihet nëse kjo përbën një nga shkaqet që çuan në sulmin fatal.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar lidhjen e saktë mes viktimave dhe autorit.

Detaje të tjera pritet të publikohen nga autoritetet amerikane, ndërsa komuniteti i Billings është tronditur nga tragjedia që mori jetën e tetë personave, përfshirë katër fëmijë./Versus.al

 

Poll