
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 3.3 tonëve kokainë dhe arrestimin e tre personave, të dyshuar për pjesëmarrje në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Operacioni u zhvillua më 13 gusht në Costa del Sol të Spanjës dhe në Portugali, pas një hetimi të nisur dy ditë më parë.
Autoritetet spanjolle kishin marrë informacion se një furgon po transportonte një sasi të madhe droge nga Portugalia drejt Costa del Sol. Pas ndjekjes së lëvizjeve të automjetit, hetuesit mbërritën në një pronë në Torremolinos.
Gjatë kontrollit, policia zbuloi rreth 1.7 tonë kokainë, ndërsa sekuestroi edhe një pistoletë të mbushur. Në këtë pikë u arrestua një prej të dyshuarve.
Hetimet vijuan në bashkëpunim me autoritetet portugeze, duke çuar në identifikimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë. Në total, operacioni rezultoi në sekuestrimin e mbi 3.3 tonëve kokainë.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur strukturën e rrjetit kriminal dhe rolin e personave të arrestuar në trafikun ndërkombëtar të drogës./Versus.al
????Interceptados más de 3.300 kilos de cocaína en el interior de dos vehículos que transportaban la droga entre #España y #Portugal
— Policía Nacional (@policia) August 19, 2026
Hay dos detenidos en España y uno en Portugal
Operación conjunta con @PJudiciaria pic.twitter.com/UeubTUkdJX

