BOTA /

VIDEO/ Pamje nga aksidenti i presidentes së Sllovenisë, momenti i përplasjes në tunel

Sipas të dhënave për ngjarjen, shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë mosrespektimi i distancës së sigurisë nga drejtuesi i automjetit ku ndodhej Pirc Musar.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pamje nga aksidenti i presidentes së Sllovenisë, momenti i

Publikohen pamjet e aksidentit rrugor ku u përfshi presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, më 31 korrik në tunelin Kastelec, në autostradën A1.

Në video shihet momenti kur Mercedes-Benz V300, me të cilin udhëtonte presidentja, përplaset me një Audi të eskortës presidenciale.

Sipas të dhënave për ngjarjen, shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë mosrespektimi i distancës së sigurisë nga drejtuesi i automjetit ku ndodhej Pirc Musar.

Presidentja pësoi frakturë të klavikulës, ndërsa njëra prej dy shoqeve që udhëtonin me të mori dëmtime më të rënda.

Pas aksidentit, Pirc Musar deklaroi se në momentin e përplasjes nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Ngjarja ndodhi në drejtim të Lubjanës dhe tashmë pamjet e aksidentit kanë bërë xhiron e mediave, duke sjellë në vëmendje edhe masat e sigurisë gjatë lëvizjes së zyrtarëve të lartë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anadolu Shqip (@agjenciaanadolu)

 

Poll