BOTA /

Vijon kriza politike në Kosovë, PDK bllokon sërish hyrjen për në zyrën e Kurtit

Nga ana tjetër, Kurti nuk ka patur reagim për këtë situatë të krijuar poshtë zyrës së tij.

Shkruar nga Versus

Vijon kriza politike në Kosovë, PDK bllokon sërish hyrjen

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vijuar edhe të enjten aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjet në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Sot në aksion morën pjesë edhe deputetë të Aleancës si dhe disa asamblistë të PDK-së nga komuna e Vushtrisë.

PDK prej disa ditësh po zhvillon protesta dhe aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që të thirret sa më shpejt vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit dhe të zhbllokohet procesi i krijimit të institucioneve të reja.

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje vazhdimisht kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që të caktojë vazhdimin e saj. PDK ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po mbajnë të bllokuara institucionet e vendit.

Nga ana tjetër, edhe Aleanca ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj zvarritjes së procesit të konstituimit të Kuvendit, duke kërkuar që Kosova të rikthehet sa më shpejt në funksionalitet të plotë institucional. Ende nuk është përfunduar procesi i konstituimit të kuvendit pas zgjedhjeve të parakohshme. Versus.al

Tags:

pdk kosove

Poll