
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor. Kështu njoftoi mbrëmjen e djeshme presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Pasditen e sotme pritet që Vuçiç të nënshkruajë dekretin për datën e caktuar. Ai shprehu shpresën se pas zgjedhjeve, vendi do të dalë nga kriza.
"Do të pranoj çdo rezultat"- nënvizoi ai.
Njoftimi i tij vjen pasi një ditë më parë, Qeveria e miratoi propozimin e kryeministrit Gjuro Macut për t’i dërguar letër presidentit për të shpërndarë Kuvendin, gjë që është e nevojshme për të shpallur zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhje të parakohshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët që mbajnë të bllokuara fakultetet dhe që për muaj me radhë kanë udhëhequr protesta kundër Qeverisë. Në këto protesta është kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 njerëzve në një incident në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit 2024. Me qindra mijëra protestues mbushën sheshet e Beogradit kundër Vuçiç i cili u detyrua të shpallte zgjedhje të parakohshme parlamentare. Versus.al

