BOTA /

Zjarri që rrezikoi ishullin e Kretës, policia greke arreston turistin izraelit

Turisti ka deklaruar se kishte ndezur barbeque për të pjekur mish dhe zjarri i kishte dalë jashtë kontrolli.

Shkruar nga Versus

Zjarri që rrezikoi ishullin e Kretës, policia greke arreston turistin

Një zjarr i përmasave të mëdha rrezikoi Kretën disa ditë më parë duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh. Zjarrfikësit arritën t’i shuanin flakët brenda 4 orësh duke ndaluar përhapjen e mëtejshme të tyre.

Hetimet e policisë çuan drejt arrestimit të një turisti izraelit 35 vjeçar. Sipas mediave greke, turisti ka deklaruar se zjarrin e kishte shkaktuar aksidentalisht teksa po piqte mish në një zgarë rreth orës 19:11.

Sipas të dhënave nga mediat greke, shteti grek ka vendosur gjoba me vlerë deri në 1.1 milionë euro në total për zjarrvënësit e qëllimshëm që prej janarit të këtij viti, ndërsa qindra persona janë arrestuar. Versus.al

Tags:

zjarret greqi

Poll