MAGAZINË /

Do performonte në Zvicër, Cllevios i ndodh e papritura në Itali: Ndalohet në aeroportin e Milanos

Shkruar nga Versus

Do performonte në Zvicër, Cllevios i ndodh e papritura në Itali:

Reperi shqiptar Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, ka bërë të ditur se është ndaluar nga autoritetet italiane në aeroportin Malpensa të Milanos, teksa ishte nisur drejt Zvicrës për një koncert.

Lajmin e ka bërë publik vetë reperi përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku shfaq valixhet e tij në një ambient pritjeje në aeroport. Krahas pamjeve, ai shkroi: “Kjo është dhoma e pritjes para se të të fusin në paraburgim. Më vjen keq Zvicër, Rinora 4.”

Në një tjetër postim, Cllevio u kërkoi ndjesë fansave dhe organizatorëve për mungesën në koncertin që ishte planifikuar të zhvillohej në Zvicër.

Deri tani, reperi nuk ka bërë të ditur arsyen e ndalimit, ndërsa nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me situatën dhe veprimet e autoriteteve italiane./Versus.al

Tags:

cllevio

Poll