
Selvie Jao ka ndarë një dedikim prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapin, në një ditë të veçantë për të.
Në ditëlindjen e saj, Selvija ka shprehur publikisht mallin dhe dhimbjen për humbjen e bashkëshortit, duke theksuar se kjo ditë nuk ka më të njëjtin kuptim pa të.
“Sot është ditëlindja ime, por kjo ditë nuk është njësoj pa ty”, shkruan ajo në dedikimin për Shpatin.
Ajo shprehet se vazhdon ta presë dhe se mungesa e tij i shkakton një dhimbje të thellë çdo ditë.
“Ende të pres… Jam duke vdekur përbrenda çdo ditë”, shkruan Selvija, duke përcjellë dhimbjen e saj për humbjen e parakohshme të bashkëshortit.
Shpat Kasapi u nda nga jeta një vit më parë pas një sulmi në zemër. Këngëtari ishte një nga emrat e njohur të muzikës shqiptare, ndërsa këngët dhe tekstet e tij e bënë të dashur për një numër të madh fansash./Versus.al

