
Rigels Rajku, reperi i njohur me emrin e artit Noizy ka bërë një njoftim surprizë për ndjekësit e tij. Me një shkrim në rrjetin e tij social Noizy bën me dije se ka vendosur që të tërhiqet nga koncertet muzikore në lokale.
Mes rreshtave reperi shkruan se nuk dëshiron të vijojë të bëjë diçka vetëm se funksionon, duke premtuar nisjen e një epoke të re me koncepte të ndryshme për shfaqjet muzikore me qëllimin që të mbahen mend gjatë.
“Për një kohë të gjatë, koncertet në klubet e natës kanë qenë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim dhe jam shumë mirënjohës për çdo mbrëmje, çdo qytet dhe çdo personi që ka qenë me mua. Nuk dua të vazhdojë të bëjë diçka vetëm sepse funksionon. Ka ardhur momenti ta çoj këtë gjë në tjetër nivel. Jo pak më ndryshe, por shumë më ndryshe! Sepse ju e meritoni. Prandaj kam vendosur se për një kohë të gjatë do të tërhiqem nga koncertet në klubet e natës. Për tu dhënë më shumë gjithë juve që më keni ndjekur ndër vite me radhë në këtë rrugëtim të gjatë. Një epoke e re. Një koncepti i ri për shoë’s, një nivel tjetër energjie, produksioni dhe gjithçkaje që vjen bashkë me të. Dua që çdo koncert të ndihet si diçka që do ta mbani mend gjatë,” shkruan Noizy.


