MAGAZINË /

FOTO/ Kara Delevin nxjerr në shitje apartamentin e ëndrrave/ 8 milionë euro për një banesë me dhoma të fshehta dhe kalime sekrete

Shkruar nga Versus

FOTO/ Kara Delevin nxjerr në shitje apartamentin e ëndrrave/ 8

Supermodelja britanike Kara Delevin ka nxjerrë në shitje penthouse-in e saj të veçantë në Manhatan, me një çmim prej 9.45 milionë dollarësh, ose pak më shumë se 8 milionë euro. Bëhet fjalë për një apartament trekatësh në zonën e Gramercy Park, i vendosur në tre katet e fundit të një ndërtese historike të vitit 1883.

FOTO/ Kara Delevin nxjerr në shitje apartamentin e ëndrrave/ 8

Apartamenti nuk është një banesë luksoze tipike. Ai është projektuar me një stil tepër të veçantë, ku ndërthuren dysheme druri të ricikluar, mure me stukë veneciane të punuar me dorë, ndriçues vintage, vitrazhe dhe elemente që e bëjnë ambientin të ngjajë më shumë me një skenë filmi sesa me një apartament tradicional.

FOTO/ Kara Delevin nxjerr në shitje apartamentin e ëndrrave/ 8

Një prej veçorive më të pazakonta janë kalimet sekrete dhe dhomat e fshehta.

Në banesë ndodhet edhe një hapësirë lojërash e fshehur poshtë shkallëve, një derë e vogël që të çon drejt bodrumit, ndërsa një dhomë përmban një shtrat në formë reje, të vendosur brenda një strukture që ngjan me kullë.

Në apartament ka gjithashtu një bar të frymëzuar nga sallonet e filmave klasikë western.

FOTO/ Kara Delevin nxjerr në shitje apartamentin e ëndrrave/ 8

Delevin e bleu këtë pronë në vitin 2022, nga prezantuesi televiziv dhe aktori Jimmy Fallon dhe bashkëshortja e tij, Nancy Juvonen.

Tashmë, ajo ka vendosur ta nxjerrë në treg, në një periudhë kur po hap një kapitull të ri në karrierën e saj.

FOTO/ Kara Delevin nxjerr në shitje apartamentin e ëndrrave/ 8

Krahas modelingut dhe aktrimit, Delevin po i kushtohet edhe muzikës.

Në maj publikoi këngët “I Forgot” dhe “Out of My Head”, të cilat lidhen me përvojat e saj personale dhe shënojnë një drejtim të ri artistik për të.

FOTO/ Kara Delevin nxjerr në shitje apartamentin e ëndrrave/ 8

Shitja e apartamentit vjen kështu në një moment ndryshimesh për modelen 33-vjeçare, ndërsa banesa e saj ekstravagante në zemër të Manhatanit pritet të kalojë në duart e një pronari të ri për një shumë prej 9.45 milionë dollarësh./Marrë nga Prothema.gr përshtati në  shqip Versus.al

Poll