Lady Gaga është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja 40-vjeçare dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, raporton revista amerikane PEOPLE.
Çifti, i cili u fejua në vitin 2024, ka preferuar ta mbajë marrëdhënien dhe jetën familjare larg vëmendjes së publikut.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për foshnjën, përfshirë gjininë, emrin apo datën e lindjes.
Lady Gaga ka folur prej vitesh për dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Në vitin 2025, ajo e cilësoi mëmësinë si “roli i saj i ardhshëm kryesor”./Versus.al

