
Këngëtarja Marsela Çibukaj dhe partneri i saj, Vitmar Basha, janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e ka ndarë vetë artistja me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe gjininë dhe emrin e fëmijës. Çifti është bekuar me një djalë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Dajt.
Në postimin e saj, Çibukaj ka publikuar një fotografi nga periudha e shtatzënisë, ndërsa ka ndarë edhe një moment të ëmbël me partnerin, ku të dy shfaqen duke mbajtur këmbët e vogla të të birit.
“E di… S’kemi qenë shumë aktivë në rrjete sociale, por na është mbushur jeta, shpirti dhe zemra plot. Dajt Basha”, shkruan këngëtarja.
Ky është fëmija i parë për çiftin, i cili ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike pjesën më të madhe të jetës së tyre private./Versus.al

