MAGAZINË /

FOTO/ Në 1999 gruaja "pushtoi" mediat botërore me foton ku i jepte gji vajzës teksa largoheshin prej serbëve, 27 vite më pas ja cila është foshnja e dikurshme

Nga ditët e luftës te ditët e lirisë, fotografia e Sherifes dhe Besianës përcjell një mesazh të fortë për qëndresën, dashurinë e nënës dhe shpresën

Shkruar nga Versus

FOTO/ Në 1999 gruaja "pushtoi" mediat botërore me foton ku i

Një fotografi e shkrepur në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, sjell në vëmendje historinë prekëse të Sherife Luta dhe vajzës së saj, Besianës, nga Kaçaniku.

Në pamje, Sherifja shihet duke i dhënë qumësht vajzës së saj të vogël, në një kohë kur familjet kosovare përballeshin me pasiguri, dhimbje dhe vështirësi të mëdha për shkak të luftës.

Sot, 27 vite më vonë, Besiana është rritur dhe është një vajzë e suksesshme, ndërsa fotografia e saj me të ëmën mbetet një kujtim i fortë i asaj periudhe.

Historia e nënë e bijë është kthyer në një simbol të forcës dhe sakrificës së nënave kosovare, që në ditët më të vështira të luftës u përpoqën të mbronin dhe të ushqenin fëmijët e tyre.

Nga ditët e luftës te ditët e lirisë, fotografia e Sherifes dhe Besianës përcjell një mesazh të fortë për qëndresën, dashurinë e nënës dhe shpresën./Versus.al

Poll