MAGAZINË /

FOTO që përcjell emocion: 10 mamitë, sot me engjëjt e tyre në krahë

Dhjetë gra, dhjetë histori dhe dhjetë bebe që e kanë bërë edhe më të veçantë kujtimin e fotografisë së parë.

Shkruar nga Versus

FOTO  që përcjell emocion: 10 mamitë, sot me engjëjt e tyre

Një fotografi e veçantë ka sjellë emocione të shumta nga Spitali “Mbretëresha Geraldinë”.

Dhjetë mami, të cilat pak kohë më parë ishin fotografuar së bashku gjatë periudhës së shtatzënisë, sot janë rikthyer në të njëjtin moment, por këtë herë me një ndryshim të madh: në krahë mbajnë fëmijët e tyre.

Nga pritja e ëmbël e atyre ditëve, te përqafimi i parë me vogëlushët, fotografia e dyfishtë duket si një dëshmi e bukur e rrugëtimit të tyre drejt mëmësisë.

Dhjetë gra, dhjetë histori dhe dhjetë bebe që e kanë bërë edhe më të veçantë kujtimin e fotografisë së parë.

Një moment i mbushur me dashuri, emocione dhe një nga përjetimet më të bukura të jetës: ardhjen në jetë të fëmijëve./Versus.al

FOTO  që përcjell emocion: 10 mamitë, sot me engjëjt e tyre

Poll