MAGAZINË /

FOTO/ Ronaldo ndryshon look pas martesës me Georginën, ja si duket me pamjen e re

Futbollisti portugez është shfaqur me flokë shumë më të shkurtër dhe me një nuancë më të çelët, duke lënë pas stilin e tij tradicional.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Ronaldo ndryshon look pas martesës me Georginën, ja si duket me

Cristiano Ronaldo ka surprizuar tifozët me një ndryshim të ri në pamjen e tij, vetëm pak ditë pas martesës me Georgina Rodriguez.

Futbollisti portugez është shfaqur me flokë shumë më të shkurtër dhe me një nuancë më të çelët, duke lënë pas stilin e tij tradicional.

Ronaldo u fotografua gjatë stërvitjes së parë me Al-Nassr, teksa skuadra përgatitet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Ange Postecoglou.

Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo vijon të ndjekë objektivin madhor të karrierës së tij. Ai ka shënuar 976 gola dhe synon të bëhet një nga futbollistët e parë që arrijnë shifrën e 1,000 golave në karrierë.

Ndryshimi i look-ut vjen vetëm pak ditë pasi Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre gati 10-vjeçare. Ceremonia civile u zhvillua privatisht në Portugali, në praninë e pesë fëmijëve të çiftit.

Ronaldo dhe Georgina u njohën në vitin 2016, kur ajo punonte në një dyqan Gucci në Madrid. Pas gati një dekade së bashku dhe fejesës vitin e kaluar, çifti vendosi ta kurorëzonte lidhjen larg vëmendjes së mediave./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

 
Poll