MAGAZINË /

FOTOT/ Nga torta tek puthjet me Callum Turner, Dua Lipa ndan momentet e veçanta nga festimet për 31-vjetorin

Këngëtarja ka ndarë gjithashtu pamje nga tortat e ditëlindjes, duke i dhënë fansave një tjetër pasqyrë nga atmosfera e festimeve.

Shkruar nga Versus

FOTOT/ Nga torta tek puthjet me Callum Turner, Dua Lipa ndan momentet e

Artistja shqiptare Dua Lipa ka festuar 31-vjetorin e saj dhe ka ndarë me fansat disa nga momentet më të veçanta të festës.

Përmes një postimi në Instagram, artistja publikoi një seri fotografish nga fundjava e ditëlindjes, ku shfaqet duke shijuar festimet dhe kohën e kaluar me njerëzit e saj të afërt.

Në disa prej pamjeve, Dua Lipa shihet krah bashkëshortit të saj, ndërsa çifti shfaqet duke kaluar momente të këndshme së bashku, si gjatë aktiviteteve në natyrë, ashtu edhe në një dalje në mbrëmje.

Këngëtarja ka ndarë gjithashtu pamje nga tortat e ditëlindjes, duke i dhënë fansave një tjetër pasqyrë nga atmosfera e festimeve.

Në fund të postimit, Dua Lipa falënderoi të gjithë ata që e uruan për 31-vjetorin, duke shprehur entuziazmin për vitin e ri të jetës.

“Fundjavë ditëlindjeje. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe urimet! Jam gati për xhiron time të radhës rreth diellit… gjithnjë e më mirë!”, shkroi ajo./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Poll