
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pak ditë pas martesës së tyre, e cila u zhvillua në mënyrë diskrete.
Sipas mediave portugeze, Georgina ka vendosur të ndërmarrë procedurat ligjore për të adoptuar tre fëmijët e Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr., Mateo dhe Eva, duke synuar të bëhet nëna e tyre ligjore.
Vendimi vjen pak ditë pas martesës së çiftit dhe është kthyer në një nga temat më të diskutuara rreth familjes së futbollistit portugez.
Ndërkohë, në media kanë qarkulluar edhe detaje lidhur me marrëveshjen paramartesore të çiftit.
Sipas raportimeve, në rast divorci, Cristiano Ronaldo do t’i paguante Georginës 100 mijë euro në muaj, për gjithë jetën. Përveç kësaj, ajo raportohet se do të përfitonte edhe një rezidencë luksoze në La Finca, një nga zonat më ekskluzive të Madridit.
Marrëveshja thuhet se synon të mbrojë interesat dhe të ardhmen e fëmijëve të Ronaldos, duke shmangur procedurat e gjata ligjore në rast të një ndarjeje.
Raportimet për adoptimin e tre fëmijëve dhe detajet e marrëveshjes paramartesore kanë shtuar edhe më shumë interesin e mediave ndaj çiftit Cristiano Ronaldo-Georgina Rodriguez./Versus.al

