
Ish-lojtari i PSG, Neymar nuk mundi të luante për Santosin në fitoren 2-0 ndaj Atletico Mineiros në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Sudamericana, por megjithatë u bë një nga personazhet kryesorë të sfidës. Ylli brazilian e ndoqi ndeshjen nga tribunat e Vila Belmiro, ku u përplas verbalisht me tifozët mysafirë.
Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Neymar shihet duke debatuar me tifozët e Atletico Mineiros të cilët iu drejtuan shpesh duke i thënë se "gjuri yt nuk vlen asgjë" dhe fjalët "je i dobët" duke iu referuar lëndimeve të shumta që ka patur ndër vite.
Neymar iu përgjigj: “Pa gjurin tim, unë luaj më mirë se i gjithë ekipi juaj”.
Neymar tirando sarro dos torcedores do Galo na Vila Belmiro "meu joelho estourado, sou melhor que o seu time todo" https://t.co/c1Bb4i8va8
— THI????️GO DE ????️R????️ÚJO (@thdearaujo) September 10, 2026
Pasi pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, Neymar reagoi në Instagram për të shpjeguar se si e kishte përjetuar të gjithë situatën duke u shprehur se provokimet janë pjesë e futbollit. Versus.al

