MAGAZINË /

Goditja e radhës për Brad Pitt, vajza 18-vjeçare kërkon të heqë mbiemrin e të jatit

Vivienne ka zgjedhur më herët të përdorë publikisht emrin “Vivienne Jolie”, duke shmangur mbiemrin e babait të saj.

Shkruar nga Versus

Goditja e radhës për Brad Pitt, vajza 18-vjeçare kërkon

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Vivienne Jolie, ka nisur procedurat ligjore për të hequr mbiemrin “Pitt” nga emri i saj.

18-vjeçarja ka depozituar kërkesën për ndryshimin e emrit dhe, në përputhje me procedurat ligjore në Kaliforni, është detyruar ta publikojë njoftimin në një gazetë për katër javë rresht.

Njoftimi është publikuar në “The Los Angeles Daily Journal” nga 24 korriku deri më 14 gusht 2026, duke bërë të ditur kërkesën për ndryshimin e emrit.

Vivienne dhe vëllezërit e motrat e saj kanë qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre me Brad Pitt, pas ndarjes së bujshme të aktorit nga Angelina Jolie dhe viteve të përplasjes ligjore mes ish-çiftit.

Vivienne ka zgjedhur më herët të përdorë publikisht emrin “Vivienne Jolie”, duke shmangur mbiemrin e babait të saj.

Ajo është vajza më e vogël e çiftit Brad Pitt dhe Angelina Jolie dhe ka një binjak, Knox. Çifti ka gjithashtu katër fëmijë të tjerë: Maddox, Pax, Zahara dhe Shiloh.

Kërkesa për ndryshimin ligjor të emrit përbën një tjetër zhvillim në marrëdhëniet e tensionuara mes Brad Pitt dhe fëmijëve të tij./Versus.al

Poll