MAGAZINË /

Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rikë, humbet ekuilibrin dhe bie në det

Vajza 44-vjeçare e presidentit amerikan u shfaq mbi një dërrasë sërfi, e veshur me një kostum banje të zi njëpjesësh dhe një bluzë të bardhë noti.

Shkruar nga Versus

Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rikë, humbet ekuilibrin dhe

Ivanka Trump ka zgjedhur brigjet e Kosta Rikës për të kaluar disa ditë pushimesh, ku është fotografuar duke shijuar detin dhe duke provuar sërfin.

Vajza 44-vjeçare e presidentit amerikan u shfaq mbi një dërrasë sërfi, e veshur me një kostum banje të zi njëpjesësh dhe një bluzë të bardhë noti.

Në pamjet e publikuara, Ivanka shihet duke luftuar për të ruajtur ekuilibrin mbi dallgë, ndërsa përpiqet të qëndrojë mbi dërrasë me krahët e hapur.

Por aventura nuk shkoi sipas planit. Në një moment, ajo humbi ekuilibrin dhe përfundoi në ujë. Rënia duket se nuk e shqetësoi aspak, pasi Ivanka e priti momentin me buzëqeshje dhe vijoi të shijonte pushimet.

Ivanka Trump sfidon dallgët në Kosta Rikë, humbet ekuilibrin dhe

Kosta Rika është vetëm një prej destinacioneve që Ivanka Trump ka vizituar gjatë kësaj vere. Ajo ka kaluar kohë në Hamptons me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, si dhe ka udhëtuar drejt Bahamas dhe Islandës.

Edhe në rrjetet sociale, Ivanka ka ndarë momente nga udhëtimet e saj, duke publikuar fotografi nga pushimet, aktivitetet familjare dhe veshjet verore.

Tentativa për të bërë sërf mund të ketë përfunduar me një rënie në det, por duket se kjo nuk ia prishi aspak humorin Ivanka Trump, e cila vazhdoi të shijonte ditën në brigjet e Kosta Rikës./Versus.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll