MAGAZINË /

''Jam i dashuruar me të'', Mourinho shpreh adhurimin e madh për talentin e Real Madrid

Komentet e “Special One” kanë ngjallur entuziazëm të madh në Madrid, pasi tregojnë besimin e jashtëzakonshëm që trajneri portugez ka te Guler.

Shkruar nga Versus

''Jam i dashuruar me të'', Mourinho shpreh adhurimin e

Jose Mourinho ka lavdëruar në superlativë Arda Gulerin, duke pranuar publikisht admirimin e madh që ka për mesfushorin e ri të Real Madridit.

Trajneri portugez foli për talentin turk gjatë një interviste në emisionin e njohur spanjoll “El Chiringuito”, ku zbuloi se është “i dashuruar” me mënyrën se si luan 21-vjeçari.

“Jam i dashuruar me Arda Gulerin si lojtar”.

Trajneri i Real Madridit beson se zhvillimi i Gulerit në fushë do të ndjekë një rrugëtim të ngjashëm me atë të një prej legjendave më të mëdha të klubit, Luka Modric.

“Mendoj se me të do të ndodhë e njëjta gjë si me Luka Modricin. Në fund, ai do të përfundojë duke luajtur si numër 8, si mesfushor qendror, dhe më vonë si numër 6, si mesfushor defensiv”. Versus.al

Poll