
Delina Fico ka folur hapur për jetën e saj personale dhe paragjykimet me të cilat është përballur ndër vite, gjatë një interviste në podcastin “Pa Komplekse”.
E pyetur për marrëdhëniet e saj dhe mënyrën se si ato janë perceptuar në publik, Fico tha se është njohur 36 vite më parë me një piktor dhe 18 vite më parë me një jurist, duke theksuar se nuk ka pasur lidhje romantike me persona që kanë qenë në pozicione publike.
“Unë jam njohur edhe përpara 36 vitesh me një piktor, përpara 18 vitesh me një jurist. Nuk jam njohur asnjëherë dhe s’jam dashuruar asnjëherë me njerëz në pozicione publike”, u shpreh ajo.
Fico nënvizoi se secili prej tyre ka ndjekur rrugën e vet dhe se karriera e saj nuk ka pasur lidhje me atë të personave me të cilët ka qenë në një marrëdhënie.
“Karriera e tyre është karriera e tyre, imja s’ka lidhje me ta”, tha Fico.
Ajo pranoi se në momente të caktuara këto marrëdhënie kanë ndikuar në mënyrë negative në imazhin e saj publik, pavarësisht se, sipas saj, nuk kanë ndikuar në karrierën profesionale.
“Fatkeqësisht në momente të caktuara, në fakt, lidhja ime me këta njerëz ka ndikuar negativisht... jo tek unë, për fat të mirë jo tek karriera ime, por tek një imazh i gabuar publik për mua”, deklaroi ajo.
E pyetur për paragjykimet, Fico tha se nuk i ka lejuar ato ta ndikojnë dhe se këtë qëndrim e ka pasur që në moshë të re.
“Unë kam gjithmonë një teori: kush kupton, bravo i qoftë; kush nuk kupton, s’është puna ime”, u shpreh ajo.
Pjese nga intervista
Delina Fico
Unë jam njohur edhe përpara 36 vitesh me një piktor, përpara 18 vitesh me një jurist. Nuk jam njohur asnjëherë dhe s'jam dashuruar asnjëherë me njerëz në pozicione publike.
Pastaj ata njerëzit kanë vazhduar jetën e tyre edhe vazhdojnë jetën e tyre. Karriera e tyre është karriera e tyre, imja s'ka lidhje me ta.
Fatkeqësisht në momente të caktuara, në fakt, lidhja ime me këta njerëz ka ndikuar negativisht... jo tek unë, për fat të mirë jo tek karriera ime, por tek një imazh i gabuar publik për mua. Por s'kam... nuk kam çfarë t'i bëj.
Domethënë, unë kam gjithmonë një teori: kush kupton, bravo i qoftë; kush nuk kupton, s'është puna ime.
gazetari
Por paragjykime do të ketë gjithmonë, kështu që jeni një person që nuk bie pre e paragjykimeve...
Delina fico
S'kam rënë që 16 vjeç! (qesh)
gazetari
Kjo është e rëndësishme mbi të gjitha. Domethënë kur i di vlerat tua dhe kur je koshiente për vlerat që përfaqëson./Versus.al

