MAGAZINË /

Kiara Tito zbulon nëse do të moderojë me Luizin: Po ku ka nevojë...

Shkruar nga Versus

Kiara Tito zbulon nëse do të moderojë me Luizin: Po ku ka

Kiara Tito ka tërhequr vëmendjen me një përgjigje plot humor, pasi një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe Luiz Ejlli do të mund të shfaqeshin së bashku në drejtimin e një emisioni televiziv.

Gjatë një komunikimi me ndjekësit në Instagram, pyetjes se përse nuk moderon bashkë me Luizin, Kiara iu përgjigj: “Po ku ka nevojë për co-host (bashkëprezantues) ai”, duke e shoqëruar me emoji.

Ndërkohë, rikthimi i Luiz Ejllit në televizion vijon të jetë një nga temat që ka ngjallur më shumë kuriozitet te ndjekësit e tij.

Këngëtari ka bërë të ditur më herët se po përgatit një format të ri televiziv, i cili pritet të transmetohet çdo të premte.

Luizi nuk ka zbuluar ende shumë detaje rreth projektit, por ka paralajmëruar një program të ri dhe një rikthim me një format ndryshe në ekran./Versus.al

Kiara Tito zbulon nëse do të moderojë me Luizin: Po ku ka

Poll