MAGAZINË /

“Kush jena ne?”, me qese të zezë plot para, presidenti i Dinamos u premton lojtarëve 500 mijë € shpërblim

Shkruar nga Versus

“Kush jena ne?”, me qese të zezë plot para, presidenti i

Një video e presidentit të skuadrës së Dinamos, Adrian Bardhi është bërë virale në rrjetet sociale. Ai shfaqet teksa hyn në dhomën e zhveshjes me një qese të zezë të cilën e hedh në dysheme dhe dalin tufa me euro.

Pas fitores 4:0 ndaj skuadrës së Audas, Adrian Bardhi për të shprehur entuziazmin u fut në dhomën e zhveshjes dhe hodhi paratë për lojtarët.

Por surpriza nuk mbaroi me kaq. Presidenti i Dinamos u premtoi futbollistëve një bonus prej 500 mijë eurosh, nëse skuadra arrin të eliminojë Pafos dhe të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës të Conference League. Ndeshja e parë do të luhet në Elbasan Arena më 20 gusht. Versus.al

Poll