MAGAZINË /

"Ky është futboll, jo PlayStation", UEFA dëshiron të zvogëlojë ndikimin e VAR-it në lojë

Shkruar nga Versus

"Ky është futboll, jo PlayStation", UEFA dëshiron

Shefi i arbitrazhit të UEFA-s, Roberto Rosetti, ka thënë se disa kontrolle të VAR-it "nuk kanë të bëjnë fare me futbollin". Ai e bëri deklaratën pas një takimi me drejtuesit e ligave kryesore të Evropës muajin e kaluar.

Krerët e organizatave të arbitrimit nga Anglia, Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia u takuan me Rosettin dhe drejtorin teknik të IFAB-it, David Elleray, për të provuar të harmonizojnë kriteret e vendimmarrjes.

"Jemi të vetëdijshëm se askush nuk është i kënaqur me ndikimin e VAR-it në futboll për momentin. Duam të shmangim analizimin e situatave mikroskopike. Konteksti është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ky është futboll, jo PlayStation. Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm. Arbitri duhet të arbitrojë ndeshjen. Është e rëndësishme që futbolli të reagojë vetëm ndaj situatave të qarta dhe gabimeve të qarta"- mësohet të jetë shprehur Rosetti. Versus.al

Poll