Legjenda amerikane e sërfit, Kelly Slater, edhe pse i dha fund garave me kohë të plotë në vitin 2024, ka treguar se ende ruan instinktin dhe nivelin e një kampioni.
Gjatë zhvillimit të Tahiti Pro, Slater u rikthye në ujë dhe dhuroi një paraqitje që tërhoqi vëmendjen e fansave të këtij sporti.
Pavarësisht tërheqjes nga aktiviteti i rregullt konkurrues, 11 herë kampioni i botës dëshmoi se shkëlqimi i tij sportiv nuk është shuar, duke u përballur me dallgët e fuqishme të Tahitit me të njëjtin agresivitet dhe siguri që e kanë karakterizuar gjatë karrierës së tij.
Slater, tashmë 54 vjeç, mbetet një prej figurave më të rëndësishme në historinë e sërfit dhe një emër që vazhdon të frymëzojë breza të rinj të sportistëve./Versus.al

