8
Lionel Messi ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Argjentinës, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, kegjenda e Argjentinës ka bërë të ditur vendimin, duke theksuar se largimi nga kombëtarja është një vendim që e ka lënduar, por se tashmë e kupton se “ka ardhur koha e duhur”.
“Pas gjithë kësaj kohe që ka kaluar që nga finalja dhe pas shumë reflektimeve, dua t’ju njoftoj të gjithëve se po tërhiqem nga Kombëtarja… Ishte një vendim që më dhembi dhe ende më dhemb në thelb, por e kuptoj se është koha e duhur”, shkruan Messi.
Ylli argjentinas thekson se gjatë gjithë karrierës së tij me përfaqësuesen ka dhënë gjithçka për fanellën e Argjentinës dhe për tifozët. Messi pranon se largimi nga Kombëtarja është një kapitull që e dhëmb, ndërsa thekson se nuk mendon se ka më shumë për të dhënë në këtë nivel.
“Nuk ka mbetur shumë kohë, dhe kapitujt po mbyllen, dhe ky është një që më dhemb thellë. E dua, e kam dashur dhe do ta dua gjithmonë të jem në Kombëtare. Kam dhënë gjithçka që kam; nuk kam asgjë më shumë për të dhënë, dhe përveç kësaj, ka disa lojtarë të rinj të shkëlqyer që vijnë pas meje që meritojnë të jenë atje”, shkruan ai./Versus.al


