
Modelja Kleoniki Delijorgji, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj disa meshkujve që, edhe pse shoqërohen nga partneret e tyre, e shikojnë dhe e ngacmojnë në rrugë.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Kleoniki shprehet e revoltuar ndaj kësaj sjelljeje, duke e cilësuar atë si të papranueshme.
“Meshkuj, që keni femra në krah dhe rrini dhe më shikoni mua, një gjë kam për t’ju thënë. Jeni të shpifur dhe ma shpifni”, shprehet ajo.
Kleoniki vijon reagimin e saj duke paralajmëruar se, nëse një situatë e tillë përsëritet, nuk do të qëndrojë më indiferente dhe do të përballet me personat që e ngacmojnë, madje edhe në prani të partnereve të tyre.
“Dhe për Zotin e madh, nëse shoh prapë një mashkull që mua më sheh me epsh kur ka një femër në krah, unë do të vij aty dhe do ju fëlliq përballë partneres tuaj”, deklaron Delijorgji.
Kleoniki Delijorgji ka lindur dhe është rritur në Greqi. Ajo u bë e njohur në moshë të re, duke u kurorëzuar “Miss Shqipëria” në vitin 2012, ndërsa disa muaj më vonë fitoi edhe titullin “Miss Globe”./Versus.al

