MAGAZINË /

''Më hëngrët'', Çiljeta zbulon ndërhyrjen estetike pas dyshimeve të ndjekësve mbi ndryshimet fizike

Shkruar nga Versus

''Më hëngrët'', Çiljeta zbulon

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga ka shtuar kuriozitetin tek ndjekësit e saj pasi është shfaqur në një formë mjaft të mirë fizike. Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, duke vënë re ndryshimet në pamjen e këngëtares.

Shumë prej ndjekësve të saj e kanë komplimentuar për pamjen, ndërsa të tjerë kanë ngritur dyshime se këngëtarja mund të ketë përdorur programe për modifikimin e fotografive.

Vetë Çiljeta vendosi t’u përgjigjej komenteve duke bërë me dije se nuk kishte përdorur program dhe se kishte kryer një ndërhyrje estetike.

“Kam bërë lipo moj shoqe, kam bërë lipo barkut, kam dhe një korsetë në bark që mbaj nga halli mbas lipos, se më hëngrët sot”- shkroi ajo në një koment. 

Me termin “lipo” i referohet liposuksionit, një procedurë kirurgjikale që synon heqjen e yndyrës së tepërt nga zona të caktuara të trupit. Në rastin e saj, këngëtarja ka bërë të ditur se ndërhyrja është kryer në zonën e barkut. Versus.al

Poll