MAGAZINË /

Merkato televizive e shtatorit, Selin Bollati në "Portokalli", Heidi Baçi tek "Përputhen", mësohen emrat e rinj të programeve televizive në ekranet kryesore

Ronaldo Sharka pritet të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ri, ndërsa drejtimin e programit të dashurisë raportohet se do ta marrë Heidi Baci.

Shkruar nga Versus

Merkato televizive e shtatorit, Selin Bollati në "Portokalli",

Sezoni i ri televiziv pritet të sjellë një sërë ndryshimesh në ekranet shqiptare, me lëvizje të emrave të njohur, rikthime dhe role të reja në disa prej formateve më të ndjekura.

Në qendër të vëmendjes është Top Channel, ku një nga ndryshimet e përfolura lidhet me “Për’puthen”. Ronaldo Sharka pritet të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ri, ndërsa drejtimin e programit të dashurisë raportohet se do ta marrë Heidi Baci.

Në panelin e opinionistëve pritet rikthimi i Arjan Konomit. Krahas tij, në këtë rol përflitet edhe Erjola Doçi.

Ndryshime priten edhe në “Portokalli”. Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, raportohet se mund t’i bashkohet programit si bashkëprezantuese. Sipas zërave, Nevina Shtylla mund të largohet nga ky pozicion, ndërsa Kiara Tito pritet të vijojë të jetë pjesë e formatit. Një tjetër zhvillim është rikthimi i Agron Llakajt pas disa vitesh.

Në merkato është edhe Bora Zemani, e cila pas një periudhe të gjatë në Top Channel raportohet se nuk do të jetë pjesë e televizionit në sezonin e ri. Emri i saj është lidhur me një kalim të mundshëm në Vizion Plus për drejtimin e “Ferma VIP”, por deri tani nuk ka një ofertë konkrete të konfirmuar.

Edhe e ardhmja televizive e Arbana Osmanit ka qenë objekt diskutimesh pas përfundimit të “Ferma VIP”. Mungesa e saj në ekran ka nxitur zëra për një ndryshim të mundshëm në angazhimet e saj profesionale.

Për drejtimin e “Ferma VIP” janë përmendur disa emra, mes tyre Adi Krasta dhe Alketa Vejsiu. Kjo e fundit, megjithatë, pritet të vijojë bashkëpunimin me Klanin, ku do të drejtojë “X Factor”.

Alketa Vejsiu është përfolur gjithashtu për një rol të mundshëm si opinioniste në “Big Brother VIP”. Megjithatë, ky informacion mbetet i pakonfirmuar dhe, sipas raportimeve, bëhet fjalë më shumë për një angazhim të mundshëm sporadik sesa për një rol të përhershëm.

Në “Big Brother VIP” pritet rikthimi i Monika Kryemadhit si opinioniste. Ndërkohë, e paqartë mbetet situata e Arbër Hajdarit, për shkak të angazhimeve të tij politike dhe ambicies së përfolur për një kandidim në zgjedhjet lokale.

Ndryshe nga Top Channel, te Klan nuk priten lëvizje të mëdha. Figurave kryesore të televizionit pritet t’u besohet vijimi i formateve të tyre, duke ruajtur një strukturë më të qëndrueshme.

Megjithatë, shumica e këtyre zhvillimeve mbeten ende në kuadër të zërave të merkatos televizive dhe pritet që nisja e sezonit të ri në shtator të zbardhë se cilat prej tyre do të konkretizohen./Pamfleti

Poll