
Shqiptarja Mira Murati është përfshirë në listën TIME100 AI 2026, të publikuar nga revista prestigjioze TIME, ku renditen 100 personalitete që po ndikojnë në zhvillimin dhe të ardhmen e Inteligjencës Artificiale.
Murati, e njohur në industrinë e teknologjisë dhe ish-drejtuese e teknologjisë në OpenAI, është një prej emrave të përzgjedhur nga TIME për ndikimin e saj në fushën e AI.
Ajo është shfaqur edhe në kopertinën globale të TIME, përkrah disa prej figurave më të njohura të teknologjisë dhe biznesit, mes tyre Sam Altman, Elon Musk, Jeff Bezos dhe Larry Ellison.
Lista e këtij viti përfshin drejtues të kompanive të mëdha teknologjike, studiues, sipërmarrës, politikëbërës dhe përfaqësues të industrisë kreative.
TIME vlerëson figura që po luajnë rol në zhvillimin e teknologjive të reja dhe në mënyrën se si Inteligjenca Artificiale po ndikon në ekonomi dhe shoqëri.
Përfshirja e Muratit në TIME100 AI 2026, si dhe shfaqja e saj në kopertinën globale të revistës, përbën një tjetër vlerësim ndërkombëtar për karrierën e saj në një prej sektorëve më të rëndësishëm të teknologjisë.


