
Legjenda e muzikës country, Dolly Parton, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas një karrierë prej rreth gjashtë dekadash në muzikë, film dhe televizion.
Lajmi është bërë i ditur nga familja e saj.
Parton ishte një prej figurave më të njohura të muzikës amerikane dhe një nga artistet femra më të suksesshme të të gjitha kohërave.
Gjatë karrierës së saj ajo shiti më shumë se 100 milionë disqe dhe fitoi 11 çmime Grammy.
Ajo u bë e famshme në mbarë botën me këngë që u kthyen në klasike të muzikës, mes tyre “Jolene”, “9 to 5”, “Coat of Many Colors” dhe “I Will Always Love You”. Kjo e fundit u bë edhe më e njohur ndërkombëtarisht pas interpretimit të Whitney Houston.
Përveç muzikës, Parton pati një karrierë të suksesshme edhe si aktore dhe sipërmarrëse. Ajo u shfaq në disa filma të njohur dhe ishte bashkëthemeluese e parkut argëtues Dollywood në Tenesi.
Dolly Parton u vlerësua gjithashtu për aktivitetin e saj humanitar. Përmes fondacionit të saj Imagination Library, ajo mbështeti edukimin dhe shpërndarjen e librave për fëmijët.
Në vitin 2022, ajo u përfshi në Rock & Roll Hall of Fame, ndërsa gjatë karrierës mori një sërë vlerësimesh të tjera për kontributin e saj në muzikë dhe kulturë.
Vdekja e saj shënon fundin e një epoke për muzikën country, ndërsa këngët dhe kontributi i saj pritet të vazhdojnë të mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së muzikës amerikane./Versus.al

