
Jose Mourinho ka folur gjerësisht për situatën aktuale te Real Madridi, në një intervistë me Josep Pedrerol në “El Chiringuito”, duke prekur disa prej temave më të diskutuara rreth klubit madrilen.
Por mes të tjerash foli edhe për merkaton duke u ndalur edhe tek spanjolli Rodri i cili vendosi të firmoste me Barcelonën duke refuzuar madrilenët.
“Jo, nuk më mungon Rodrigo. Ne kemi zgjidhje, kemi cilësi dhe kemi lojtarë që mund t’i zhvillojmë”, deklaroi trajneri.
Sipas Mourinhos, Real Madridi i kishte bërë lojtarit një ofertë të rëndësishme, por hezitimi i tij krijoi dyshime.
“Real Madridi është një klub me një status që nuk mund të ketë lojtarë që mendojnë dy herë për të ardhur këtu”, tha ai. Versus.al

