MAGAZINË /

Pas 20 vitesh, Filip Çakuli dhe Denisa Haxhiaj largohen nga Fiks Fare! Rikthehet në krye të Portokallise Agron Llakaj

Sipas burimeve pranë televizionit, Çakuli dhe zëvendësuesja e tij, Denisa Haxhiaj, janë njoftuar për largimin nga formati.

Shkruar nga Versus

Pas 20 vitesh, Filip Çakuli dhe Denisa Haxhiaj largohen nga Fiks Fare!

Ndryshime të rëndësishme pritet të ketë në sezonin e ri televiziv në Top Channel, ku një prej emisioneve më jetëgjata të ekranit shqiptar pritet të nisë një kapitull të ri.

Pas më shumë se 20 vitesh në drejtimin e “Fiks Fare”, gazetari Filip Çakuli pritet të largohet nga emisioni investigativ. Sipas burimeve pranë televizionit, Çakuli dhe zëvendësuesja e tij, Denisa Haxhiaj, janë njoftuar për largimin nga formati.

Në krye të ekipit të “Fiks Fare” mësohet se pritet të jetë gazetarja Antela Lika, e cila është pjesë e skuadrës investigative dhe autore e disa prej investigimeve dhe denoncimeve të rëndësishme të emisionit ndër vite.

“Fiks Fare”, i cili ka rreth 25 vite në ekran, është një prej formateve më të njohura të gazetarisë investigative në Shqipëri. Largimi i Çakulit shënon një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e emisionit, ndërsa pritet që fokusi te investigimet dhe problematikat sociale të vijojë edhe në sezonin e ri.

Ndryshime edhe në “Portokalli”
Risi priten edhe në spektaklin e humorit “Portokalli”. Pas largimit të Salsano Rrapit nga drejtimi i programit, aktori dhe moderatori Agron Llakaj pritet të rikthehet në krye të spektaklit.

Pas 20 vitesh, Filip Çakuli dhe Denisa Haxhiaj largohen nga Fiks Fare!

Sipas burimeve pranë televizionit, Llakaj pritet të marrë drejtimin e “Portokalli”, ndërsa Ilir Muhametaj do të vijojë të jetë regjisor i spektaklit.

Ndërkohë, largimi i Salsano Rrapit nga “Portokalli” nuk nënkupton largimin e tij nga Top Channel. Sipas të njëjtave burime, me aktorin dhe moderatorin janë zhvilluar negociata për përfshirjen e tij në një tjetër projekt televiziv.

Ndryshime të tjera priten edhe në “Përputhen”, duke e bërë sezonin e ri televiziv në Top Channel një periudhë me lëvizje të rëndësishme në disa prej formateve kryesore./Versus.al

Poll