
Briken Calja i ka dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje ari në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke triumfuar në stilin e shkëputjes në kategorinë deri në 75 kilogramë.
Peshëngritësi shqiptar zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke i kaluar me sukses të tria provat. Në tentativën e parë, Calja ngriti 147 kilogramë, ndërsa në të dytën arriti 152 kilogramë.
Në provën e tretë, sportisti kuqezi ngriti 154 kilogramë, rezultat që i siguroi medaljen e artë dhe njëkohësisht vendosi rekord të ri të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm për delegacionin shqiptar në këtë kompeticion. Para triumfit të Caljes, Shqipëria kishte siguruar tri medalje në mundje.
Islam Dudajev fitoi medaljen e artë, Zelimkhan Abakarov mori medaljen e argjendtë, ndërsa Ardit Zeneli siguroi medaljen e bronztë.
Me medaljen e artë dhe rekordin e vendosur, Briken Calja bëhet një prej protagonistëve kryesorë të Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare të këtij viti./Versus.al

