
Erling Haaland ka surprizuar fansat me një ndryshim të rëndësishëm në pamje, duke i dhënë fund flokëve të gjatë biondë që prej vitesh ishin kthyer në një prej tipareve më dalluese të tij.
Por pak kush e di se pas ndryshimit të look të sulmuesit të Manchester City-t qëndron një parukiere shqiptare. Bëhet fjalë për Juna Ademin, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Angli.
Juna shfaqet në videon e publikuar në kanalin e YouTube të Haaland, teksa realizon prerjen e re të futbollistit. Gjatë procesit, ajo duket e emocionuar dhe tregon edhe pak nga përjetimi i saj teksa kujdeset për pamjen e yllit të Manchester City-t.
Flokët e gjatë, që ishin kthyer në një prej “firmave” të Haaland, tashmë janë larguar, ndërsa futbollisti ka zbuluar në fund rezultatin e transformimit.
Ndryshimi ka marrë vëmendje të madhe nga fansat, të cilët kanë nisur diskutimet në rrjetet sociale nëse prerja e re i shkon më shumë norvegjezit apo nëse pamja me flokët e gjatë ishte më karakteristike për të.
Kështu, transformimi i Haaland ka vendosur në qendër të vëmendjes edhe Juna Ademin, shqiptaren që realizoi prerjen e re të një prej futbollistëve më të njohur në botë./Versus.al
View this post on Instagram

