
Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh prekës Lionel Messit pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi.
Pavarësisht rivalitetit të madh që i ka shoqëruar gjatë karrierës, Ronaldo dhe Messi kanë ruajtur gjithmonë respekt të ndërsjellë. Kjo u dëshmua edhe një herë pas lajmit të dhimbshëm për vdekjen e babait të yllit argjentinas.
Messi kishte publikuar në rrjetet sociale një mesazh emocionues për babain e tij, ku shprehu dhimbjen e madhe dhe kujtimet që do të mbajë përgjithmonë me vete.
Në mesin e shumë reagimeve, ishte edhe ai i Cristiano Ronaldos, i cili zgjodhi t’i dërgonte një mesazh të sinqertë mbështetjeje rivalit të tij të madh.
“Një përqafim i madh për ty dhe të dashurit e tu në këto momente të vështira, Leo. Qëndro i fortë”, ka shkruar Ronaldo në komentet e postimit të Messit. Versus.al

