MAGAZINË /

Surprizon Halit Ergenç/ Aktori i njohur zbulon investimin e tij të veçantë jashtë ekranit

Sipas mediave turke, Ergenç ka treguar se prej vitesh, së bashku me një mik të tij të afërt, merret edhe me prodhimin e altoparlantëve.

Shkruar nga Versus
Surprizon Halit Ergenç/ Aktori i njohur zbulon investimin e tij të
Halit Ergenç

Aktori i njohur turk Halit Ergenç, i njohur për rolet në “Sulejmani i Madhërishëm”, “Një mijë e një net” dhe së fundit “Rënia e Mbretit”, ka një aktivitet biznesi përtej aktrimit.

Sipas mediave turke, Ergenç ka treguar se prej vitesh, së bashku me një mik të tij të afërt, merret edhe me prodhimin e altoparlantëve.

Ergenç dhe partneri i tij kanë krijuar një markë të përbashkët dhe prodhojnë altoparlantë në Bursa, me synimin për t'i çuar produktet edhe në tregun ndërkombëtar.

Në fazat e para të projektit janë zhvilluar gjashtë modele të ndryshme altoparlantësh, të punuar me dorë. Procesi përfshin edhe punime artizanale, si përpunimi i drurit dhe lyerja, të cilat realizohen nga mjeshtër në Bursa.

Bëhet fjalë për një markë të kategorisë hi-fi, pra sisteme audio të cilësisë së lartë, ku rëndësi e veçantë i kushtohet cilësisë së zërit dhe përpunimit të produkteve.

Ergenç ka folur për këtë aktivitet edhe në kanalin YouTube The Odyofil, ku ka treguar nga afër ambientet e prodhimit dhe mënyrën se si janë zhvilluar produktet.

Interesi i aktorit për muzikën dhe teknologjinë e zërit nuk është i rastësishëm. I biri i kompozitorit dhe artistit Sait Ergenç, Halit Ergenç ka studiuar në konservator për Opera dhe Teatër Muzikor dhe gjatë fillimeve të karrierës së tij është marrë edhe me muzikë dhe muzikale.

Marka e altoparlantëve lidhet me qytetin e Bursës, ku prodhimi është zhvilluar prej vitesh. Projekti i Ergenç dhe partnerit të tij synon të pozicionohet në tregun ndërkombëtar të pajisjeve audio./Versus.al

Poll