MAGAZINË /

Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton: Pusho në paqe, bota të do

Shkruar nga Versus

Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton: Pusho në paqe, bota

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me një mesazh prekës pas lajmit për ndarjen nga jeta të legjendës së muzikës country, Dolly Parton, në moshën 80-vjeçare.

Në një postim në rrjetin e tij social, Trump e cilësoi vdekjen e Parton si “një humbje të vërtetë për miliona njerëz”, ndërsa vlerësoi kontributin e saj të jashtëzakonshëm në muzikë.

Ai e përshkroi Parton si “një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës country”, duke theksuar se nuk do të ketë kurrë një tjetër artiste si ajo.

Trump njoftoi gjithashtu se, në nderim të këngëtares, flamujt amerikanë në të gjithë Shtetet e Bashkuara do të valëviten në gjysmështizë për një javë, duke nisur nga ora 18:00 e së martës.

“Kjo është një humbje e vërtetë për miliona njerëz. Nuk ka pasur kurrë një tjetër si ajo dhe nuk do të ketë kurrë”, shkroi Trump, duke e mbyllur mesazhin me një homazh për këngëtaren./Versus.al

Poll