MAGAZINË /

“Vetëm sa kemi filluar”, Mourinho dërgon mesazh 'të frikshëm' pas paraqitjeve të Realit

Shkruar nga Versus

“Vetëm sa kemi filluar”, Mourinho dërgon mesazh

Jose Mourinho ka mbetur i kënaqur me mënyrën se si Real Madridi po rritet si skuadër, pas fitores 3-0 ndaj Schalke në ndeshjen e fundit të fazës përgatitore.

Gjiganti spanjoll e mbylli para-sezonin pa humbje, duke fituar tri ndeshjet e fundit. Përballë Schalkes, Kylian Mbappe, Dean Huijsen dhe Carlos Espi ishin autorët e golave.

Pas ndeshjes, Mourinho u shpreh i kënaqur me atë që pa nga skuadra e tij.

“Pozitive. Pozitive si ekip. Pozitive edhe individualisht”.

“Natyrisht, disa lojtarë janë bashkuar më vonë dhe ende nuk e kanë të njëjtin intensitet si ata që ishin me ne që nga dita e parë. Ata që nisën që në ditën e parë kanë zhvilluar 30 seanca stërvitore dhe gjashtë ndeshje, ndërsa ata që erdhën tani kanë pasur vetëm tri ose katër seanca stërvitore”.

“Natyrisht që ekziston një dallim në ritëm, intensitet dhe qëndrueshmëri. Por, nga ana taktike, idetë po marrin gradualisht formë. Lojtarët kanë cilësi të jashtëzakonshme, cilësi të pabesueshme. Po punojmë shumë mirë si ekip, si me topin ashtu edhe pa të”.

Mourinho e konsideroi sfidën ndaj Schalkes një provë të mirë përpara fillimit të sezonit zyrtar, duke theksuar se tashmë fokusi do të kalojë te ndeshjet ku pikët janë në lojë.

Poll