MAGAZINË /

VIDEO/ Ferrari 4.3 milionë euro nga Dubai sekuestrohet në Londër, polici e çon vetë në komisariat

Supermakina luksoze, e regjistruar në Dubai, kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm një ditë para se të ndalohej në zonën e Mayfair.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ferrari 4.3 milionë euro nga Dubai sekuestrohet në Londër,

Një Ferrari Monza SP2, me vlerë rreth 4.3 milionë euro, është sekuestruar nga Policia Metropolitane e Londrës gjatë një operacioni kundër drejtuesve që qarkullojnë pa siguracion ose në mënyrë të rrezikshme.

Supermakina luksoze, e regjistruar në Dubai, kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm një ditë para se të ndalohej në zonën e Mayfair.

Në momentin e kontrollit, Ferrari drejtohej nga një person me leje drejtimi provizore dhe pa siguracion. Për këtë arsye, automjeti u sekuestrua nga autoritetet.

Por ajo që e bëri rastin edhe më të veçantë ishte mënyra e transportimit të supermakinës. Një efektiv i Metropolitan Police u ul në timonin e Ferrari-t dhe e drejtoi vetë drejt depos së policisë.

Supermakina u shoqërua nga automjete të tjera të policisë, ndërsa karrotreci ndoqi eskortën, por mbeti bosh.

Sekuestrimi u krye në kuadër të një operacioni të gjerë të policisë londineze kundër drejtimit pa siguracion dhe shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll